JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

‘Avullimi’ i 2 milion eurove nga Thesari i Shtetit, ministrja e Financave: Janë bllokuar 560 mijë euro dhe konfiskuar tre automjete
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/10/2020 18:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë një ngjarje tronditi Kosovën, ku u vodhën nga Thesari i Shtetit 2 milion euro. Ndërkohë ditën e sotme ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme dhe janë konfiskuar 3 automjete. Ajo ka treguar të gjithë procedurën që ndiqet për kryerjen e një transaksioni, ndërsa shtoi se kanë marrë masa shtesë pas skandalit që ndodhi me Thesarin e Shtetit më 21 tetor 2020.

Ajo tha:

Çka ka ndodhur, ju e dini me datën 19 Thesari është njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës se janë kryer disa transaksione, se kjo kompani nuk ka kontratë me ne dhe përmenden emrat se ata nuk janë zyrtarë të ministrisë. Ka hyrë në sistem ka krijuar usera dhe ka kryer procedurat. Ky person edhe në përshkrim të punës e ka pas për të krijuar qasje për zyrtarët. Tash për secilën organizatë buxhetore i ka një ose dy persona që kanë qasje në thesar. Ky person punon që 11 vite në Thesar. Tash ky ka hyrë tek sistemi e ka krijuar një llogari dhe ka bërë urdhërblerjen, ka kaluar tek tjetri e ka bërë edhe certifikimin dhe aprovimin. Kur ka ardhur tek certifikimi e ka përdorur llogarinë e zyrtarit të Mistrisë së Infrastrukturës i cili që 9 muaj nuk punon në këtë ministri. E ka marrë fjalëkalimin e tij dhe e ka kryer. Për secilin person zyrtar që ka qasje në thesar e ka një certifikim. Kjo llogari ka qëndruar e hapur dhe nuk e dimë se si nuk i ka shkuar një email që pasëordi i juaj po preket. Tek divizioni i pagesave gjithçka është dal në rregull. Ky person e ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Ne kemi marrë masa shtesë, po bëjmë kontrolle për secilin transaksion. Kjo nuk la mundur të ndodh më herët se për çdo fund të muajit përmes dokumenteve bëhet barazimi për buxhetin e secilës organizatë buxhetore. Ne kemi njoftuar të gjitha institucionet e rendit, AKI. Deri më tani 560 mijë euro nëpër xhirollogri të ndryshme, janë konfiskuar 3 vetura. Ky krim shtë plotësisht i gjurmueshëm.