JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vdiq nga Covid pak orë pas motrës, efektivi i policisë kishte humbur djalin 17-vjeçar para disa vitesh
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/10/2020 17:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e sotme rezultoi mjaft tragjike për familjen nga Prrenjasi, ku mësuesja e muzikës humbi jetën për shkak të Covid. Ndërkohë vetëm pak orë më pas ndërroi jetë gjithashtu edhe vëllai i saj, po për shkak të koronavirusit. Ata ishin të shtruar prej dy javësh në spital në Tiranë, por nuk mundën ta fitonin betejën virusin. Fillimisht u raportua për humbjen e mësueses së muzikës, Irena Bajlozi, por pak orë më vonë, humbi jetën edhe vëllai i saj, Agron Bajlozi. Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur, ku mësohet se Agroni kishte humbur djalin e tij 17-vjeçar para disa vitesh,i cili mbeti i vrarë gabimisht më 28 korrik të vitit 2013, në Vlorë, teksa ndodhej me pushime tek halla e tij. Në këtë ngjarje, që ndodhi pas një sherri banal, humbën jetën edhe dy shtetas të tjerë. Agron Bajlozi punonte si efektiv i Policisë kufitare ne Qafë Thanë, ku edhe dyshohet se ishte infektuar.