JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zonat civile goditen nga raketat vdekjeprurse, Azerbajxhani akuzon Armeninë për sulmin
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28/10/2020 15:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sulm tragjik me pasojë vdekjen dhe plagosjen e dhjetra personave është regjistruar këtë të mërkurë në Nagorno-Karabakh. Sulmi vdekjeprurës ka lënë pas 21 viktima dhe dhjetra të plagosur. Autori kryesor pas ngjarjes së tmerrshme nuk dihet ende, ndërsa Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë. Pas deklaratave, Armenia i ka mohuar akuzat dhe i ka quajtur si të pabaza dhe të rreme.

Ndërkohë, Yerevan akuzoi gjithashtu forcat e Azerbajxhanit për sulmet vdekjeprurëse në zonat civile të Nagorno-Karabakh. Sulmet e fundit erdhën pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Ndihmësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev tha se forcat armene kishin qëlluar me raketa në Barda, duke i akuzuar ata për përdorimin e municioneve.

Azerbajxhani dhe Armenia janë në një konflikt të ashpër rreth Karabakh që kur separatistët armenë të mbështetur nga Yerevani morën kontrollin e krahinës malore në një luftë të viteve 1990 që la të vdekur 30,000 njerëz.

Burimi: france24.com/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA