JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Detaje të reja për 5 të riatdhesuarit që u sollën nga ‘kampi i ferrit’
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/10/2020 11:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë zbuluar detaje të reja për pesë të riatdhesuarit nga kampi Al Hol në Siri. Ata erdhën ditën e djeshme në Shqipëri dhe nga burime jozyrtare mësohet se janë dërguar në Kampin e Kavalishencës në Durrës. Familjarët e tyre nuk kanë asnjë kontakt me personat e riatdhesuar dhe nuk e dinë se sa do të zgjasë qëndrimi i tyre nën kujdesin e autoriteteve shtetërore.

Kryeministri Rama tha ditën e djeshme se fëmijët që do të riatdhesohen nga qeveria, do të ndiqen nga një ekip i specializuar në një qendër të posaçme. Rama u shpreh se për trajtimin e këtyre fëmijëve do të kërkohet edhe ndihma e familjarëve dhe të afërmve që jetojnë në Shqipëri. Ai shtoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj për sa i takon përgjegjësisë ligjore me të cilën do të përballen njerëzit që janë në moshë madhore.

Rama është shprehur:

Ne e kemi gati strukturën e ngritur për këta fëmijë, ku do të ndiqen dhe do të trajtohen, qoftë nga psikologë, qoftë nga mjekë. Ne padyshim që do të kërkojmë dhe ndihmën e familjarëve të tyre që ata të riintegrohen sa më pare. Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do ti nënshtrohet drejtësisë, po këto nuk janë çështje të miat. Rastet do të trajtohen në mënyrë individuale, aq që diskutohet se këtu kemi dy kategori të ndryshme nga njëra tjetra, edhe brenda vetë të rriturve, dhe përgjegjësia do të jetë e secilit prej tyre.