JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Godet efektivin e policisë dhe i gris bluzën/ Avokati shtrohet në spital pas arrestimit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/10/2020 11:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Avokati Gjergj Neli u arrestua ditën e djeshme pas një konflikti me një person dhe me policinë e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të hotel turizmit në Lezhë, rreth orës 15:10 dhe është raportuar nga policia. Policia sqaroi në një komunikatë për mediat se avokati dhe bashkëshortja e tij ishin konfliktuar me një shtetas dhe në momentin e ndërhyrjes, avokati Neli ka goditur me grusht dhe i ka grisur bluzën një efektivi.

Sot avokati Neli ka shfaqur probleme shëndetsore dhe është shtuar në spitalin rajonal të Lezhës. Nuk është vendosur ende se kur do të zhvillohet seanca për të marrë masën e sigurisë ndaj avokatit. Ditën e sotme zv/kryetarja e Dhomës se Avokatisë Lezhë, Shaqe Marinaj ka denoncuar efektin e policisë Myrteza Mehmeti, me pretendimin se ka ofenduar e dhunuar atë dhe avokatin Gjergj Neli.