JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Karikatura tallëse nga revista franceze për Erdogan, vjen reagimi i ashpër nga Turqia: Neveritëse!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 28/10/2020 10:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Revista satirike javore në Francë, “Charlie Hebdo” ka publikuar një karikaturë tallëse, ndaj presidentit turk, Recep Tayip Erdogan. Kopertina tregon Erdoganin me të brendshme në karrigen e tij, një bidon në dorë, ndërsa ngre fustanin e një gruaje të mbuluar me shami, myslimane, me dorën tjetër. Ky i fundit, në sfond, thërret "Ouuuh! Profeti!". Faqja e parë titullohet "Erdogan, në sektorin privat, ai është shumë qesharak". Kjo kopertinë e Charlie Hebdo, vjen pasi Erdogan sulmoi presidentin francez, Macron, dhe bëri thirrje për bojkotin e produkteve franceze.

Kopertina e revistës satirike, ka sjellë reagimin e ashpër të Ankarasë. Zëdhënësi i presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, ka thënë se publikimi është një përpjekje për të përhapur “racizëm kulturor dhe urrejtje”.

Altun tha:

Charlie Hebdo sapo ka publikuar një seri të ashtuquajtura karikatura, të mbushura me imazhe të neveritshme, të cilat supozohet të shfaqin presidentin tonë. Ne e dënojmë këtë përpjekje të neveritshme nga ky publikim, për të përhapur racizëm kulturor dhe urrejtje.

Burimi:Dhnet.be|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA