Avokati i njohur Altin Goxhaj, pas publikimit të lajmit që policia e Lleshit përgjon qytetarët që komentojnë te JOQ ALBANIA është shprehur se kjo që po ndodh është e tmerrshme.
Më konkretisht, është shprehur se:
Gjithashtu, ka shtuar se kjo gjë ndodh veç në Kinën Komuniste dhe askund tjetër në botë.
Ai ka theksuar se:
Kjo tregon se pse shumica e portaleve hezitojnë të përdorin domainin.al por domaine .com, .net, .info, etj duke qënë rast unik në Evropë. Tashmë, në Parlament po shqyrtohet këto ditë Projektligji i Censurës Online për të cilën ka pasur edhe reagim ndërkombëtar, që cënon demokracinë dhe lirinë e fjalës.
Vlen të theksohet se, Altin Goxhaj u shpreh se:
Postimi i plotë i Altin Goxhajt:
"DUHET REAGIM PUBLIK KUNDËR KËTIJ SKANDALI TË PËRGJIMEVE POLICORE NDAJ QYTETARËVE NË RRJETET SOCIALE DHE CENSURËS NDAJ VETË PORTALEVE!
Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu Kam ditë që po lexoj Dosjen e tmerrshme se si përgjon stafi i Policisë së Shtetit qytetarët që komentojnë te portali më i madh në trojet shqiptar JOQ Albania me 2 milionë ndjekës në Facebook dhe 1 milionë në Instagram! Kjo gjë ndodh veç në Kinën Komuniste dhe askund tjetër në botë. Sot mësova që AKEP (Autpriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), pa asnjë ligj apo vendim, jo gjykate por pa asnjë vendim krejt, me urdhër jo publik të Drejtorisë së Policisë (urdhër sekret) i paska bllokuar edhe domainin .al (www.joq-albania.al) duke i bllokuar edhe shfaqjen e gjithë arkivës së një viti më parë. Dhe sot JOQ Albania detyrohet të përdorë domainin .com (www.joq-albania.com).
Pa ligj, pa vendime, ja thjesht kështu de facto. Kjo tregon se pse shumica e portaleve hezitojnë të përdorin domainin .al por domaine .com, .net, .info, etj duke qënë rast unik në Evropë. Po vjen një kohë e re ku metastazat diktatoriale qeveritare të kontrollit mediatik po shtrihen edhe në internet sps e kanë kuptuar që njerëzit me tru përdorin internetin për tu informuar dhe jo TVtë e Oligarkisë. Ju e dini që unë i vetmi TV publik që më jep hapësirë rregullisht prej 6 vjetësh censurë (prej Shtatorit 2014) është FAX News (që kur u hap në 2017) por aksesin në internet e kam pas gjthm dhe ja kemi dalë që nëpërmjet internetit ti japim zë kauzës për Shqipërinë duke vërtetuar se interneti është hapësira e lirisë së shprehjes individuale. JOQ Albania ka pasur mirësinë të pasqyrojë të vërtetat tona të censuruara që dalin veç nëm FAX News çdo të Djelë, dhe audienca dhe shikueshmëria e videove në JOQ Albania ku unë jam protagonist, ka kapur rekorde duke kapërcyer censurën e TV-ve të Establishmentit. Kur sheh se çfarë represioni dhe Përgjimi Unik ushtron vetë Policia dhe AKEP që po sillet si Polici e paligjshme Interneti, që ka për detyrë të njohur ndërkombëtarisht të mos përfshihet në veprime politike e aq më pak policore të paligjshme por të shërbejë si rregullator garantues i lirisë së përdorimit të internetit, ti e kupton se ka ardhur koha për reagim.
Për më tepër që në Parlament po shqyrtohet këto ditë Projektligji i Censurës Online për të cilat ka pasur edhe reagim ndërkombëtar si cebsurë që cënon demokracinë dhe lirinë e fjalës. Shti këtu edhe rritjen artificiale të çmimeve të paketave të internetit në kompanitë celulare. Gjithshka është pjesë e të njëjtit Represion dhe kufizim të përdorimit të internetit si burim qëndror i informimit të pavarur. Unë si Avokat do inicoj një Aksion Ligjor kundër kësaj Axhende Totalitare pikërisht tani në fillesat e saj se më vonë do të jetë vonë për të gjithë!"