JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vjen denoncimi i fortë pas arrestimit të vlonjatit/ Kemi të bëjmë me një vrasës serial
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/10/2020 22:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme më datë 27 Tetor 2020 policia ka arrestuar një shtetas në Kropisht të Vlorës pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën lëndë narkoike të llojit kanabis sativa.

Ndërkohë pas arrestmit të vlonjatit një qytetar tjetër nga Vlora ka informuar policinë se kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që mund të ketë kryer një numër të lartë veprash kriminale, përfshirë dhe vrasjen e disa personave. Madje ai kërkon që ky rast të jetë në qendër të vëmendjes pasi krimineli mund të lirohet për shkak të lidhjeve që ka me zyrtarë të lartë.

Mesazhin e këtij qytetari e ka bërë publik në facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se dyshohet lirimi i vrasësit serial për shkak të lidhjeve me narkozyrtarët.