JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrau modelen sepse nuk donte ti kthente borxhin/ I pret gishtin dhe i hap telefonin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/10/2020 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ekaterina Antoncheva, 34-vjeçarja që punonte në Institutin e Teknologjisë të Shën Petersburgut, merrej edhe me modeling dhe sipas burimeve të policisë është gjetur e mbytur në shtëpinë e saj ndërkohë që njëri gisht i njërës dorë i është prerë.

Në lidhje me këtë çështje është arresuar një 36-vjeçar i identifikuar si Artyom pasi policia ka gjetur në shtëpinë e tij gishtin e prerë të modeles. Sipas hetimeve autori i krimit i ka prerë gishtin për ti zhbllokuar telefonin modeles.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Artyom i detyrohej para 34-vjeçares dhe e vrau atë për të mos i kthyer borxhin. Ai ka fshirë mesazhet që ka shkëmbyer me modelen, dhe për të mbuluar gjurmët e vrasjes zhbllokoi telelfonin e saj dhe ju dërgoi mesazh shefave që nuk do të vinte në punë sepse ishte e sëmurë.

Burimi: Lenta.Ru| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA