JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ishte përzënë disa herë nga Anglia, shqiptari kapet duke tregtuar kokainë të klasit A
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/10/2020 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një emigrant shqiptar i paligjshëm, që ishte dëbuar disa herë nga Britania e Madhe, u kap duke tregtuar kokainë të klasit A. Sipas mediave të huaja, Xhenson Duka u pa në një makinë dhe u ndoq në rrugën Milton, jashtë Tonbridge Road, ku u ndalua nga oficerët. Gjykata tha se Duka ishte depërtuar disa herë nga Britania, por ai ishte kthyer sërish në shtetin britanik. Kur shqiptari u arrestua, kishte me vete mbi 10 mijë paund drogë, gjithashtu edhe 600 paund të gatshme.

Sipas mediave, Duka kishte gënjyer fillimisht se ku ka jetuar, ndërsa më vonë ka pranuar se ka jetuar në Londër. Më pas, ky i fundit, pranoi dy akuzat, për tregti droge dhe të posedimit të një thike në publik. Xhenson, u burgos për 40 muaj burgim dhe gjykata urdhëroi konfiskimin e parave të gatshme.

Burimi: kentonline | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

foto galeri