JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Meteori i zjarrtë që u shkatërrua në një liqen të ngrirë të SHBA përmban përbërje organike që mund të hedhin dritë mbi origjinën e jetës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/10/2020 20:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një meteor që tronditi botën kur flakëroi në qiell dhe më pas ra në një liqen të ngrirë në Miçigan më 16 janar 2018 përmban disa nga përbërësit kryesorë për krijimin e jetës, shkencëtarët kanë zbuluar. Shkëmbi i gjerë prej gjashtë metrash copëtoi dhe ndriçoi qiellin ndërsa udhëtonte me 30,000 km / orë, me pamjet e ngjarjes duke u bërë virale në të gjithë botën.

Fragmentet u gjurmuan me shpejtësi dhe iu dorëzuan shkencëtarëve që tani e dinë se përmban disa nga përbërësit kryesorë për krijimin e jetës. U gjetën të ashtuquajturat 'përbërje organike' dhe këto molekula që përmbajnë karbon janë shtylla kurrizore e aminoacideve, yndyrnave, ADN-së dhe materialeve të tjerë biologjikë.

Zbulimi i këtyre lëndëve të para në një shkëmb hapësinor do të thotë që është e mundur që miliarda vjet më parë një meteor i madh, por i ngjashëm, të ketë zbritur në Tokë dhe të sjellë këto përbërje organike me të, duke lejuar që jeta të lulëzojë.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA