JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Modelja myslimane thyen tabutë, e veshur me hixhab dhe “plus-size” prezanton veshjet e firmës së njohur
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/10/2020 19:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një modele me ngjyrë, myslimane dhe me masë trupore “plus-size” po thyen çdo tabu në industrinë e modës, teksa është zgjedhur protagoniste kryesore në prezantimin e linjës së re të veshjeve, nga marka PrettyLittleThing. Vajza e zgjedhur është ndjerë e entuziazmuar që përfaqëson gratë e reja muslimane dhe i ndihmon ato të gjejnë rroba që mbështesin vlerat e tyre fetare.

Modelja është një vajzë e mbuluar me shami dhe është vetëm 21-vjeç. Vajza quhet Billy Marsal dhe jeton në Londër. Kjo është diçka e veçantë në botën e modës, pasi nuk është dëgjuar ndonjëherë një modele me hixhab që reklamon veshjet e një frime. Sipas burimeve nga marka PrettyLittleThing, ky veprim synon të “frymëzojë besim” tek klientët dhe kjo përmes mesazheve të barazisë dhe pozitivitetit, pavarsishtë fesë apo idesë.

Billy Marsal tha:

Nuk e kuptova se sa e rëndësishme ishte kjo marrëveshje derisa fillova të marr mesazhe nga njerëzit që ishin aq të entuziazmuar. Atëherë kuptova që kjo është e mahnitshme. Po unë jam me ngjyrë, jam myslimane, jam plus size, por kurrë nuk kam menduar se do të jem unë ajo që do t’i bëj njerëzit të ndihen ndryshe.

Burimi: CNN/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA