JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Detaji që kapën kamerat nxorri zbuluar vrasësin në Fier/ Arma e krimit është përdorur vetëm në dy raste
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/10/2020 19:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme qyteti i Fierit u trondit nga vrasja e shtetasit Ahmet Toska në moshën 50-vjeçare në lagjen “Sheq i Madh”. Pistat ku po heton policia janë disa, e kaluara në Kretë të Greqisë ku ka punuar dhe jetuar për disa vite por edhe çështja e pronësisë me vëllezërit.

Kamerat e sigurisë të bizneseve rreth vendit të ngjarjes, kanë kapur skenën qe ka ndodhur. Pasi ka kryer krimin ai vihet re që ikën me vrap nëpër rrugicat e lagjes por detaji që bie më shumë në sy është se ai çalon. Kjo gjë e bën më të lehtë identifikimin e autorit. Gjatë gjithë kohës ka pasur maskë dhe pistoletën në dorë.

Një tjetër pistë që po hetohet është ajo e prishjes së pazareve në Greqi, ku Toska ka jetuar për disa kohë. Nga hetimet mësohet se arma që është përdorur është shumë e veçantë, dhe me të janë kryer vetëm dy vrasje në Shqipëri. I dyshuar për vrasjen mësohet të jetë një fqinj i të ndjerit, banues pikërisht në lagjen “Sheq i Madh”.