JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Dua të bëhem me fëmijë”! Këngëtari gay shpreh një dëshirë, vihet në kërkim të personit të zemrës
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/10/2020 15:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sam Smith, këngëtari i famshëm 28-vjeçar është shprehur se dëshiron të bëhet me fëmijë. Deklarata e tij ka ardhur përmes një interviste për mediat, teksa thotë se ka shumë dëshirë të krijojë një familje brenda moshës 35-vjeçare.

Ndërsa flet me një emocion, Smith shprehet se dëshiron t’i shikojë fëmijët e tij duke u rritur. Fillimisht ai dëshiron të gjejë një partner, por për të kjo gjë është paksa e vështirë. Ai shpreson shumë që të gjejë së shpejti një të dashur, pasi ka 3 vite që është në kërkim për një njeri të duhur.

Sam Smith tha:

Unë dua fëmijë. Dua të kem fëmijë. Dua të jem me fëmijë dhe dua t’i shohë duke u rritur, teksa jam me ta çdo ditë. Dua të bëhem mami. Në një moment do e realizoj këtë gjë. Kam ende ambicie.

Burimi: mirror.co.uk/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA