JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gazetarja franceze ‘i hedh benzinë zjarrit’: Myslimanet duhet të heqin shamitë për disa ditë në nder të mësuesit të vrarë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27/10/2020 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetarja Elisabeth Lévy, e ftuar në Cnews, iu përgjigj një pyetjeje që iu bë asaj në lidhje me ndalimin e veshjes së shamive në vendet publike, duke thënë se do donte që gratë muslimane të hiqnin shamitë për një javë, në nder të mësuesit që iu mor jeta pak ditë më parë në Francë. Ngjarja tronditi mbarë vendin dhe riktheu edhe njëherë tensionet dhe përplasjet fetare.

Levy tha:

Shumë myslimanë thonë: Ne jemi Francezë si të tjerët, ne jemi pjesë e komunitetit kombëtar. Për shaminë, e cila është gjithashtu uniforma e armiqve të Francës, unë jam e befasuar që as edhe një person nuk thotë që në kujtim të Samuel Paty-t, unë heq shaminë duke u treguar e arsyshme për një javë ose disa ditë.

Gazetarja franceze, Elisabeth Levy tha se shamia është uniforma e armiqve të Francës dhe se gratë myslimane në vend mund t’i heqin ato për disa ditë në nder të mësuesit që iu pre koka më 16 tetor. Levy mori pjesë në një debat në CNEWS lidhur me atë nëse duhet vendosur ndalesë e shamisë në hapësira publike. Ajo pretendoi se shamia është simbol i Islamit politik dhe diskriminimit s*ksual për shumë njerëz.

Burimi: dzairdaily |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania