JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Facebook ç’aktivizon grupin e Altin Goxhajt me 26 mijë shqiptarë pro Trump
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/10/2020 13:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, e gjithë vëmendja e mediave botërore është kthyer nga SHBA. Ndër pesronat që po e ndjek me interes zhvillimin e ngjarjeve politike në SHBA, është edhe avokati i njohur Altin Goxhaj, i cili kishte hapur edhe një faqe në Facebook në mbështetje të Donald Trump me 26 mijë anëtarë shqiptarë. Por në një njoftim nga Facebook, Goxhaj bëhet me dije se faqja që ai administron është ç'aktivizur, pasi nuk respekton standardet dhe rregullat dhe akuzohet për ngacmin dhe bullizëm. Në mesazhin që i ka ardhur thuhet se vendimi do të rishikohet dhe do të përditësohet.

Postimi i plotë i Altin Goxhajt:

FB NA Ç'AKTIVIZON PARA ZGJEDHJEVE TË 3 NËNTORIT, GRUPIN MË TË MADH SHQIPTAR PRO TRUMP ME 26 MIJË ANËTARË!!!
Reagim i @Koalicioni Për Shqipërinë. Ja filloi sipas paralajmërimit që ju kemi thënë çfarë do bëjë FB 1 javë para Zgjedhjeve! FB na ç'aktivizon 1 javë para Zgjedhjeve në SHBA dhe të paktën deri në 27 Nëntor 2020 Grupin më të Madh Shqiptar AntiEstablishment:
"ANTI ESTABLISHMENT PËR SHQIPËRINË (Kundër Diktaturës së Oligarkisë)" (me 26 mijë anëtarë) për shkak të mbështetjes zyrtare për Trump!!!
A ka arsye të tjera pas 1000 arsyeve më shumë, pse duhet të fitojë Trump?
VOTE FOR TRUMP! VOTE FOR FREEDOM!