Një aksident tragjik është regjistruar të premten në në Alabama pranë Gulf Coast. Ngjarja ka ndoodhur në një lagje rezidenciale, teksa ësohet se një avion ushtarak i marinës amerikane ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Për fat të keq, ky aksident solli humbjen e 2 personave.
Ndërkohë mësohet se avionic ishte nisur nga “Naval Air Station Ëhiting Field”, rreth 30 milje (48.28 km) në veri-lindje të Pensacola, Florida. Departamenti i Mbrojtjes në SHBA, ka deklaruar se ngjarja tragjike po hetohet me përpikmëri. Sipas shefit të zjarrfikësve në Foley, flakët nga rrëzimi i avionit kanë përfshirë disa shtëpi dhe makina, por fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të lënduar.