Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët, e kjo pasi së fundmi kanë marrë paralajmërime për sulme terroriste.
Ambasada tha në një njoftim:
Shërbimet do të pezullohen duke përfshirë ambasadën e SHBA-ve në Ankara, konsullatën e përgjithshme në Stamboll, konsullatën në provincën jugore të Adana dhe agjensinë konsullore amerikane në provincën perëndimore të Izmirit. Gjithashtu u porosit se shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të ketë grumbullime qytetarësh amerikanë apo të huaj, si në ndërtesa të mëdha zyrash apo supermarkete.
Burimi: Aljazeera | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA