Më 20 maj policia zhvilloi një operacion anti-drogë në disa qytete, konkretishtë në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër. Gjatë aksionit blutë arrestuan 19 persona, mes tyre edhe vëllain e Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit.
Albert ose Arben Tuci shpeshherë është akuzuar nga PD për trafik ndërkombëtar droge. Ndërkohë para disa vitesh Tuci u dënua me 7 vite burgim për akuzën e “Trafikut të Narkotikëve”, dënim të cilin e ka përfunduar dhe tashmë është liruar nga burgu.