Mëngjesin e ditës së sotme KJV ka shkarkuar nga detyra zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore dhe familjarëve të tyre Besim Shabanin.
Sipas KJV-së Shabani nuk vërtetonte dot se 20000 dollarë për blerjen e një apartamenti 71.3 metra katrorë ja kishte dërguar vellai. Gjithashtu ai kishte përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat nuk i ka deklaruar.
Në seancën dëgjimore Shabani u shpreh se interesat bankare nuk i kishte fshehur por nuk kishte ditur si të plotësonte formularin e deklarimit. KJV nuk e ka marrë parasysh këtë gjë dhe e ka shkarkuar nga detyra.