Banka Botërore: Ballkani Perëndimor më i varfri, rrezikohen vendet e punës!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.10.2020, 10:52

Pandemia dhe fillimi i valës së dytë të COVID-19 e ka zhytur në recension të thellë ekonomik Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Problemi kryesor shfaqet tek bllokimi i furnizuesve, duke bërë që si Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, të pësojnë rënie ekonomike në nivelin -4.8%. Shtimi në masë i infeksioneve të COVID-19 që nga mesi i qershorit, kufizimet e udhëtimeve, distancimi social, kanë rrudhur ekonomitë e Ballkanit Perëndimor që janë të varura nga sektori i turizmit.

E gjithë kjo situatë po shton papunësinë në shifra flagrante dhe të vështira për t'u kontrolluar. Deri në qershor papunësia në rajon dhe Shqipëri u shtua me 139. 000 persona. Varfëria në Kosova, Mali i Zi, Serbi dhe Shqipëri vlerësohet të jetë shtuar me 300 000 persona, shifër kjo që tregon se rimëkëmbia e ekonomisë do të jetë më e vështirë dhe e ngadaltë. Raporti i Bankës Botërore tregon dhe një fakt shqetësues, që vetëm më pak se gjysma e të varfërve nuk kanë përfituar nga masat mbështetëse të qeverisë. Kjo do të thotë që objektivat e qeverive rajonale dhe e Shqipërisë nuk janë plotësuar tërësisht. Qeverisë shqiptare i shtohet dhe defiçiti i lartë dhe rimëkëmbia pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Burmi: The Financial|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit