JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Miku i Abi Malltezit dhe Erion Veliajt/ Fatmir Bektashi i “KONTAKT”, denoncohet nga banorët për ndërtimet tek “Ali Demi”
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17/10/2020 22:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa banorë të cilët kanë blerë apartamente pranë kompleksit “Mangalem 21” të ndërtuar nga firma “KONTAKT” pranë zonës së "Ali Demi-t" në Tiranë, kanë kontaktuar të shqetësuar redaksinë e JOQ Albania.

Ata shprehen se firma në fjalë ka dalë jashtë planit të ndërtimit duke nxjerrë disa dyer e dritare jashtë këtij plani dhe se për këtë arsye mban rrugën peng duke mos e shtruar. Në këtë mënyrë këta banorë përballen me baltën për të shkuar në shtëpitë e tyre që kane blerë pranë këtij kompleksi.

Ndërkaq ata denoncojnë se ky kompleks nuk ka respektuar as hapësirat mes pallateve të kompleksit për kalimin e mjeteve të urgjencës të tilla si ambulancat dhe zjarrfikëset. Gjithashtu ata shtrojnë edhe problemin se në këtë kompleks nuk ka as rrugë që të kalojnë karrocat me fëmijë por ka vetëm shkallë.

Banorët shprehen se aty përballen me një katastrofë urbane pasi askush nuk vjen për kontroll, as nga inspektoriatet ndërtimore dhe as nga bashkia që ka dhënë lejen ndërtimore. Sipas tyre kjo ndodh sepse administratori Fatmir Bektashi ka miqësi me Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Në fakt administratori i kompanisë “KONTAKT”, Fatmir Bektashi, njihet gjërësisht në komunitetin e ndërtuesëve si mik i Abi Malltezit dhe Erjon Veliajt.

Në vijim do të gjeni denoncimin e plotë të banorëve:

Pershendetje JOQ, doja te ndaja me ju nje shqetesim nese e publikoni. Firma Kontakt e cila perfaqesohet nga Fatmir Bektashi po ben nje kompleks pallatesh ne Ali Dem, quhet Kompleksi Mangalem 21. Kjo firme ka dale jashte planit te ndertimit duke nxjere disa dyer dhe dritare jashte planit, per keto arsye mban dhe rrugen peng dhe nuk e shtron, po banoret perballen me balten per te vajtur ne shtepi. Nje problem tjeter eshte qe kompleksi nuk ka rruge per te kaluar me karoce femijesh por vetem shkalle. Kompleksi nuk ka respektuar rrugen per kalimin e ambulancave, zjarfikseve mes pallateve si dhe nje problem i madh eshte pasi nuk ka bere rruge kalimi per karocat e femijeve si dhe per invalidet, por vetem shkalle ka nxjere... Dhe problemi me i madh eshte i organeve shteterore, bashki, inspektoriatet ndertimore per faktin e thjeshte se Administratori F. Bektashi ka miqesi me Kryebashkiakun dhe Kryeministrin.