JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çmendet vlonjati/ Arrestohet se dhunoi gruan, shkon në komisariat dhe rreh policin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 16:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj një efektivi të policisë në ambientet e komisariatit. 37-vjeçari Xh.Xh., ndodhej aty pasi më herët kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë , arrestuan shtetasin Xh.Xh., 37 vjeç, banues në lagjen 24 Maj, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë shtetasi Xh.Xh., ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë së rendit gjatë ushtrimit të detyrës.