JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E motra e pa të vdekur/ Dalin pamjet nga vendi ku u vra Niko Goro, njolla gjaku dhe syzet përtokë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 13:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes në Himarë ku u ekzekutua biznesmeni i njohur Niko Goro. Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazetashqip, kudo duken njolla gjaku, ndërsa syzet e biznesmenit kanë rënë poshtë një makine. Goro është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip "Volkswagen Touareg" në lëvizje, ndërsa në automjet ndodheshin dhe tre persona të tjerë.

Viktima është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, djali i xhaxhait. Ai u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej te supermarketi në pronësi të motrës e tij, ku edhe kjo e fundit mbeti e plagosur nga të shtënat.