JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“BLLOKUAR, Policia Bashkiake”/ Tërmet Peçi do të shembë memorialin e shqiptarëve të vrarë nga grekët!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/10/2020 8:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Memorialet ose përkujtimoret janë historia e një populli. Janë ato që u kujtojnë njerëzve rrugëtimin e kombit në shekuj. Ju kujtojnë dëshmorët që kanë rënë për Shqipërinë. Por sa keq që tashmë kjo nuk vlerësohet nga Bashkia e Tepelenës. Pranë redaksisë sonë ka mbërritur një mesazh në të cilin tregohet se si Bashkia e Tepelenës me urdhër të kryeministrit Edi Rama i ka vënë memorialit të 217 Hormotiveve të masakruar nga shovinistët grekë të 1914, një tabelë në të cilën shkruhet: “Bllokuar, Policia Bashkiake”. Me sa duket ky memorjal do të prishet së shpejti.

Për këtë situatë qytetarët janë revoltuar dhe një prej tyre shkruan:

A ndodh ky turp në ndonjë vend të botës? Mos të të lënë në vendin tënd të kujtosh dëshmorët e masakruar? Si do ti bëjmë ballë armikut për detin e ligjin e luftës, kur të masakron e ti nuk ke forcë të tregosh faktet. Tradhëtia ka arritur kulmin në atë vend. Zot na ruaj! As nuk e mendoj të kthehem kur shikoj këto gjëra. Injorancë, tradhëti, shkatërim në maksimum.