Mufkat që lëshon Edi Rama, sa herë është në hall

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.10.2020, 07:28

Nga Ermal Mulosmani

Kështu e lajmëronte Kryeministri Rama intervistën televizive në emisionin më të njohur të debatit politik në vend. Me mijëra njerëz kishin vënë ikonën “qeshur” në pritje të gallatës kryeministrore “të shkatërrimit” të bandës së “Fevziut dhe shokëve të tij”.

Fati i debatit dhe konstruktivitetit të tij u përcaktua qysh aty.

Sapo emisioni filloi Kryeministri akuzoi drejtuesin që mes Sonatës së Bethovenit dhe dy personave që thyejnë pianon Fevziu zgjedh këta të dytët. Po pse, adhuruesit e “Sonatës së Bethovenit” po ftonte Kryeministri me lajmërimin e tij të huazuar nga kinematografia komuniste e filmave për fëmijë? Apo bash adhuruesit e “slangut”, batutave, zënkave, dhunës verbale, me pak fjalë publikut që, sipas kryeministrit, interesohej për “thyerësit e pianos” e jo për Bethovenin?

Megjithatë, ajo që pamë mbrëmë në studio tejkaloi edhe pritshmëritë më entuziaste të publikut të “thyerësve të pianos”!

Edi Rama mbrëmë tregoi që nuk njeh kufinj në dhunën verbale, ironinë, sarkazmën, ngërdheshjen, përqeshjen, linçimin, batutat e me të gjitha elementët e kundërligjërimit që e vdesin debatin përmbajtësor. Gjuha e gishtit ndaj gazetarëve, urdhëroret “pusho”, “mëso” dhe zëri në kupë të qiellit, spërklat e pështymës që po jashtënxirrte nga fjalimet “pasionante” në mbrojtje të djegësve të plehrave, e bënin të pamundur të kuptonim se ku mbaronte pasioni e fillonte logjika.

Një gazetare e re, që e kishte për herë të parë përballjen me Kryeministrin, u shushat qysh në tentativën e parë për të marrë fjalën. Gjuha linçuese ndaj saj duke e quajtur “virologe” tërhoqi deri edhe vëmendjen e Lorencit tonë të njohur që dje i kishte humbur jo vetëm ironia por edhe fjala.

Sfida ishte hedhur qysh përpara se të fillonte emisoni. Mujshari do mundte Fevziun dhe shokët e tij në përplasjen e “thyerësve të pianos”. Kush pretendonte për Bethovenin dhe sonatën duhej të ndërronte stacion.

Mirëpo kur del Kryeministri në televizion, sidomos në raste polemikash të mëdha, nuk ke luksin ta injorosh. Do presësh me durim, do dëgjosh fyerjet ndaj të gjithëve, ndaj Fevziut, Rakipllarit, Shkullakut, Monikës, Lulit, Berishës dhe kujtdo që ka guxuar të shkojë atje. Në fakt jo të gjithëve, vetëm atyre që kanë pyetje. Psh Lorenci shpëtoi ai nuk pati asnjë pyetje. Ah, harrova bëri pyeten “Si do ia bëjë Qeveria për dimrin dhe a rrezikojmë mbylljen”… Kryeministri u përgjigj “Rrezikojmë në qoftë se nuk mbajmë maskën”. Lorenci u qartësua dhe nuk u ndie më.

Mirëpo fatin e Lorencit nuk e kishin të tjerët. Ata që pyetën për inceneratorët ishin thirrur aty për të parë dhe dëgjuar jo për të pyetur e dëshmuar. Për të parë imazhet e maleve me plehrave të kohës së PD-së dhe të habiteshin me kontrastet e teknologjisë së fundit të Inceneratorëve. Ishin ftuar aty të mahniteshin sesi çmimi prej 29 Euro/ton pleh ishte më i ulëti në botë sepse kështu thoshte grafiku i tij.

Pas disa tentativave të njëpasnjëshme, kur Shkullaku analizoi me dokumenta se si Qeveria erdhi tek koncesioni në studio pllakosi heshtja.

“Një kompani pa asnjë eksperiencë, e regjistruar vetëm 6 muaj më parë si subjekt, bën një ofertë të pakërkuar në Qeveri. Qeveria nuk bën asnjë procedurë prokurimi për këtë shërbim (tender) por pranon ofertën e pakërkuar dhee shpall fituese kompaninë. Brenda ditës mbyll ankimimet ndaj kësaj procedure, bën 9 VKM dhe po brenda ditës merr përgjigje pozitive nga secila prej tyre. Brenda datës 16 Dhjetor negocion edhe kontratën 40 faqe të firmosur nga të gjithë dhe inceneratori fillon punën. E njëjta proçedurë edhe me Fierin”…

Gjatë këtyre momenteve, Kryeministri, i bezdisur pafund nga ato që po dëgjonte, pastronte kollaren, xhaketën deri sa bëri ndërhyrjen: “Hiqi ato gjyslyke se më shkatërrove me ato gjyslyke”.

Kjo batutë në fakt ishte treguesi më i qartë i hallit kryeministror. Sa herë që ai ndjehet në hall këput nga një mufkë të tillë.

Kryeministri ishte i bezdisur sepse ai e dinte që gazetari po thoshte të vërtetën. Një kompani inekzistente kishte përfituar qindra miliona Euro dhe kjo ishte bërë aq ngutësisht e aq në mospërfillje të ligjeve të shtetit sa mund të bëhej riparimi i një lavatriçeje personale te riparuesi më i parë. Të gjitha ato firma e ato VKM, e gjithë ajo kontratë 40 faqe e hartuar e firmosur për një ditë, pa pritur ankesa e proçedura, lë të kuptohet që një vullnet superior ka qenë ndërmjetës, vullneti ekskluziv i Kryeministrit. Ka qenë zgjedhja e tij kompania, ka qenë “vizioni” i tij e gjithë proçedura.

Ndërsa tani ai thoshte: “Unë merrem me vizione jo me proçedura”.

Proçedurat në fakt janë ligje që detyrojnë administratorët e parave publike të zhvillojnë tendera publikë, ndërkombëtarë në gjetje të çmimit më të ulët e cilësisë më të lartë të shërbimit. Shkelja e këtyre proçedurave ka ndëshkuar me burg me qindra zyrtarë që i kanë anashkaluar qoftë edhe për një rikonstruksion banjoje apo blerje letre që kalonte 2 mijë Eurot. Të varfrit ata, tani dëgjojnë sesi prokurohen me tender të drejtpërdrejtë, pa konkurencë, në shkelje të proçedurave qindra milionë Euro.

Po për çfarë akuzohet Kryeministri në fakt dhe Qeveria e tij? Ai akuzohet se në shkelje të proçedurave dhe pa tender ka nënshkruar kontratë me një kompani pa kapital e pa eksperiencë. A është vjedhje kjo? Logjika më e thjeshtë të çon aty. Përndryshe pse do e vendosnin me kaq ngut një aferë kaq të madhe? Vetëm interesa të jashtëzakonshme të çojnë në shkelje flagrante ligjore. Nëse nuk ka konkurencë të hapur çmimi vendoset si të vendosin palët. Palët mundet të vendosin një çmim shumë të madh, krejt të paarsyeshëm dhe të ndajnë tepricat. Nuk po them se e kanë bërë, po them që proçedura është e dënueshme ligjërisht.

Mirëpo kur dikush ul tonin dhe flet me argumente, Kryeministri i hakërrehet : “Hiqi ato syze se më dukesh si llogaritar Kooperative”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit