JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Donald Trump: Jam personi i dytë më i famshëm në botë!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2020 2:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, mbajti një fjalim në një tubim në Greenville, Karolina e Veriut, ku tha se ekziston vetëm një person, i kaluar ose i tanishëm, më i famshëm se ai. ‘Dhe në këtë rast, ai është Jezusi’, tha Trump. Presidenti deklaroi se dikush i ka folur kohët e fundit i ka thënë atij se ai është personi më i famshëm në botë deri më tani.

A u shpreh:

Unë i thashë atij … Jo, nuk jam. Ai më pas më përsëriti “Po, ti je”. Jo nuk jam i thashë dhe unë reagova përsëri duke mohuar këtë pretendim. Pastaj ai zotëri më pyeti se kush ishte më i famshëm atëherë, dhe unë iu përgjigja: Jezusi.

Aq u desh dhe turmau elektrizua dhe Trump pastaj ngriti sytë nga qielli dhe tha “Nuk është as afër”. Edhe pse disa sondazhe tregojnë se paraardhësi i tij, Barack Obama dhe gruaja, Michelle Obama, janë ndër njerëzit më popullorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë Trump pretendon se ai renditet i dyti pas Jezusit.

Burimi: euroweeklynews|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania