JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

SKANDALI/ Policët gjobisin 30 mijë lekë qytetarët pa maska, vetë e mbajnë hundën jashtë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16/10/2020 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme policia njoftoi se ka gjobitur 341 qytetarë pasi nuk kanë mbajtur maskën e cila është e detyrueshme dhe në rrugë dhe ambiente të hapura. Ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë secili, ndërsa 11 qytetarë nuk janë bindur që të japin mjetin e identifikimit e për këtë arsye ata janë shoqëruar në komisariat.

Mirëpo, videoja e publikuar nga policia tregon se kjo është një lojë e madhe me shqiptarët, pasi “ligji” nuk është i njëjtë për të gjithë, dhe se gjithçka bëhet për show. E themi këtë pasi në pamjet e publikuara nga policia e shtetit, në momentin që gjobiten qytetarët shumë efektive policie nuk e kanë vënë maskën sipas rregullave që shkruhen edhe në aktin normativ. Ata shihen që e mbajnë hundën jashtë dhe kuptohet qartë që e mbajnë maskën sa për tu dukur e jo se duan të japin një shembull vërtet, aq më keq kur gjobisin qytetarët.

Është e turpshme sesi , policia kërkon të japë shembull në këtë mënyrë, kur vetë videoja e publikuar nga ata tregon një pabarazi të madhe. Ky është SKANDAL!