JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Akuzohet për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit, italiani mohon të ketë lidhje me ngjarjen
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/10/2020 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngjarja e rëndë e vitit 2013 ku mbeti i vrarë shqiptari Astrit Lamaj, solli një të arrestuar, italianin Salvatore Tambe. Ky i fundit është përgjegjës kryesor i krimit, mirëpo përpara trupës gjykuese italiani ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e Lamajt.

Ai shprehet se kur u vra shqiptari, ndodhej në një zyrë postare dhe nuk ka qenë në garazh. Ndërkohë italiani është person me precednt të mëparshëm penal dhe është rezulton i lidhur me organizata mafioze.

Shtetasi italian mësohet se e ka mbajtur viktimën të palëvizur ndërsa bashkëpunëtorët e tij, të cilët nuk janë identifikuar e kanë mbytur me fije najloni dhe më pas e kanë betonizuar në një vilë luksoze në Monte Gappa. Mësohet se vrasja është urdhëruar për hakmarrje nga një grua e pasur e zonës së Xhenoas, 64-vjeçarja, Carmelina Sciacchitano, një tregëtare bizhuterish gjenoveze, e grabitur dhe e braktisur nga viktima, pas një lidhje dashurie.