JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjeti mbetje mortore në mal, dyshon se janë të vëllait të cilin e humbi në luftë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16/10/2020 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një banor i fshatit Polanë të Istogut ka gjetur në një zonë malore, mbetje mortore. Ai dyshon se këto mbetje janë të vëllait të tij, të cilin e ka humbur në mars të vitit 1999, gjatë luftës së Kosovës. Policia ka dalë në vendngjarje për më tepër hetime. “Në një zonë malore gjatë gërmimit ka hasur në dy eshtra, tri gëzhoja të kalibrit të panjohur dhe një pjesë rrobë. Ankuesi dyshon se eshtrat e gjetur janë të vëllaut të tij M.M i zhdukur i gjatë luftës së fundit në Kosovë, më datë 27. 03. 1999”, thonë nga PK.