JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çudirat e ARRSH/ Ergys Verdho i jep 1,8 miliardë firmës “CURRI” që ofroi vetëm 260 mijë lekë më pak se fondi limit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16/10/2020 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Shikoni çuna se po kalon Lupeni! Jo o plak, qenka Ergysi i ARRSH-së”. Nuk do ishte aspak çudi që kjo të të ishte një bisedë mjat normale mes dy shqiptarëve të zakonshëm nëse drejtori i ARRSH-së do t’u kalonte përpara. Në fakt nuk do ta kishin aspak gabim, pasi me sa po shikojmë ditët e fundit, tenderat e dyshimtë të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk po njohin limite. Milionat dhe miliardat duket sikur fluturojnë nga qielli dhe shpërndahen nga Ergysi nëpër xhepat e oligarkëve që po i marrin frymën këtij populi të shkretë.

Nuk është problemi thjesht këtu, por edhe për faktin se tenderat ndërtohen në një mënyrë të tillë sa duket hapur që nuk bëhet asnjë përpjekje që të paktën të mbulojnë ndonjë gjurmë. E themi këtë pasi në rastin që do t’ju paraqesim në vijim, fituesi i tenderit rezulton se ka ofruar vetëm 260 mijë lekë të vjetra më pak sesa fondi limit! Çmenduri apo jo? Por le ta shohim më konkretisht. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-65454-07-14-2020 dhe me objekt “Loti VIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Tepelene – Dukaj + rruga k/Salari – Sevaster + rruga Sevaster – qafe Dushk + rruga Sevaster – Kalivac + rruga Peshkepi – Gjorm + rruga Bypass Tepelene 84 km".

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 155.028.811 lekë të reja pa tvsh. Ndërsa fituesi ka ofruar 155.002.432 lekë të reja pa tvsh (ose rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me tvsh). Nëse bëjmë llogaritë, del se diferenca mes fituesit dhe fondit limit është vetëm 260 mijë lekë të vjetra pa tvsh. E shprehur në përqindje, vlera e kompanisë fituese është sa 99,98% e fondit limit të tenderit. Por prisni se ka akoma. Rezulton se në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani dhe diferenca mes ofertave të tyre me njëra-tjetrën është vetem 95 mijë lekë të vjetra!

Të dyja të dhënat e mësipërme, pra afërsia jashtëzakonisht e madhe e ofertës fituese me fondin limit si dhe diferenca mjaft e ngushtë mes dy ofertave të kompanive pjesëmarrëse, tregon qartë që tenderi ngjall dyshime të mëdha porsa i përket paracaktimit të fituesit të tij. Por cili është fituesi? Bëhet fjalë për kompaninë “CURRI” SHPK me pronar shtetasin Faik Curri. Rezulton se në 8 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar nga tenderat e shtetit një vlerë rreth 52 milionë euro. Jo pak apo jo? Si thua ti Ergys?