Në Itali kanë nisur polemikat rreth Cristiano Ronaldos, i cili të martën rezultoi pozitiv për COVID-19, teksa sa ishte i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë. 35-vjeçari vendosi të kthehej në Itali gjatë ditës së djeshme me një aeroplan privat, i dedikuar vetëm për të dhe ta zhvillonte aty karanantinën. Mirëpo, ky udhëtim, duket se i ka hapur telashe. Minsitri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora në një intervistë ka deklaruar se Ronaldo ka shkelur hapur protokollin e koronavirusit.
Ai tha:
Ronaldo do të qëndrojë së paku 10 ditë në izolim. Problemi është se ai fillimisht nuk duhej të largohej për ndeshjet ndërkombëtare pasi nuk iu dha leja, mirëpo ngriti zërin ndaj drejtuesve të Juventusit dhe shkoi pa pyetur. Ai luajti ndaj Francës dhe Spanjës, por mungoi në takimin ndaj Suedisë. Sulmuesi më pas u kthye në Itali, madje edhe pse ishte i infektuar me koronavirus. Se çfarë mase mund të merret ndaj tij, ende nuk dihet.