JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive “gostit” Grigor Jotin me 776 milionë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/09/2020 22:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fushata zgjedhore po afron dhe rrjedhimisht politika ka nevojë të mbajë mirë me para biznesmenët e vendit duke i favorizuar me tendera të kripur. Njëri prej biznesmenëve i cili ka fituar një numër të konsiderueshëm tenderash nga qeveria aktuale në fushën e informatikës është edhe Grigor Joti me kompanitë e tij të grupit INFOSOFT.

Mirëpo nëse më parë institucionet që jepnin tendera kishin qenë bashkitë apo ministritë e ndryshme, tashmë rezulton se në “lojë” është futur edhe vetë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Ky institucion që ka për detyrë të kontrollojë ndër të tjera edhe konfliktin e interesave, ka organizuar një tender me objekt “Shërbimi i Mirëmbajtjes së Sistemit të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit EACIDS”.

Siç dihet tenderat për mirëmbajtje, janë ato procedura prokuruese nëpërmjet të cilave është mjaft e lehtë të abuzohet dhe të mbushen xhepat plot. Në rastin në fjalë, tenderi që mban numrin e referencës REF-51984-02-28-2020 duket se nuk i shpëton as ai abuzimeve. Pse e themi këtë? Sepse për habi në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila natyrisht edhe ka fituar. Pra praktikisht fituesi ka garuar me veten e tij pasi nuk ka patur fare konkurrencë. Ku ka më kollaj apo jo?

Jo vetëm kaq, por fituesi ka ofruar një vlerë prej 64,666,670 lekë të reja pa TVSH ose rreth 776 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke patur parasysh që fondi limit ka qenë 66,666,667 lekë te reja pa TVSH, rezulton se vlera e ofruar nga fituesi është sa 97% e fondit limit. Në tjetër indicie kjo se fituesi i tenderit është paracaktuar.

Siç thamë dhe më lart, fitues është shpallur Infosoft Systems Shpk e Grigor Jotit në bashkëpunim me Ikub INFO Shpk e Romeo Sherkos. Por duke hulumtuar në të dhënat e dy kompanive, rezulton në fakt se grupi INFOSOFT zotëron “de facto” edhe një pjesë të Ikub INFO Shpk, nëpërmjet kompanisë TAG Engineering e cila ka administrator dhe pronar Armand Shara, i cili është njëkohësisht edhe administrator i kompanisë tjetër fituese Infosoft Systems Shpk. Me pak fjalë pas të dyja kompanive qëndron vetë Grigor Joti.