“Vinte dorë” mbi gruan dhe kryente veprime të turpshme para vajzës, kapet babai monstër

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23.09.2020, 19:01

Një rast tronditës është denoncuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Pa Gjurmë’. I tillë është rasti i 45-vjeçares nga qyteti i Shkodrës Shqiponja Mashi, e cila rrëfeu në studio 28 vitet e tmerrit nga bashkëshorti Agroni. Ata janë prindër të një vajze adoleshente, e cila erdhi në jetë pas 14 vitesh martesë. Por pavarësisht kësaj dhuna në familjen Mashi nuk reshti, por vazhdoi me vite deri një muaj më parë, kur 45-vjeçarja vendosi ta denoncojë bashkëshortin. Ai madje vuri dorë edhe mbi vajzën 15-vjeçare.

Ajo u shpreh:

Kohët e fundit ka ushtruar dhunë edhe mbi vajzën. Një muaj më parë bëri debat me vajzën. Ishte një debat banal. U cua duke e fyer me fjalë të rënda vajzën, me fjalët më të ulëta. Atë moment filloi dhe mbi mua me fjalë fyese. Madje nisi të bënte dhe veprime të pahijshme në sy të vajzës. Vajza më tha të merrja policinë pasi nisi të bëhej edhe i dhunshëm. Erdhi policia dhe vajzën e gjetën me shenja.

Mashi deklaroi se për 28 vite me radhë është rrahur nga bashkëshorti, i cili as nuk punonte ndërsa kjo ishte detyruar të punësohej në një fabrikë këpucësh. Ndër të tjera në rrëfimin tronditës, ajo shtoi se ai gjithashtu kishte pasur si qëllim ta trafikonte. Madje as pas lindjes së vajzës ai nuk ndryshoi dhe luante kumar. Ndërsa kishte menduar shumë herë të divorcohej, e kishte pasur të pamundur pasi i mungonte mbështetja. Ajo tha se tashmë ka vendosur të divorcohet, një gjë të cilën bashkëshortit që ndodhet pas hekurave nuk ja ka komunikuar ende.

Pa përkrahje, për shkak të problemeve shëndetësore Shqiponja nuk është e aftë për punë.

Ajo shtoi:

Me largimin e tij ne jemi të qeta. Edhe vajza është dakord që ne të divorcohemi. Nuk e di ku do shkoj. Kam frikë se kur të dalë nga qelia do na mbyti. Shtëpia është e tij. Por në një shtëpi me të nuk jetohet. Unë jam mbytur në borxhe për të ngrënë bukë. Tani s’kam kujt t’i marr më. Shtëpia është e pabanueshme. Nuk kisha asgjë për ti blerë vajzës, kur filloi shkollën. Mendoj se ku do shkoj?Nuk di ku të shkoj. Ajo shtëpi është katastrofë. 28 vite në një shtëpi që nuk është vënë dorë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit