Shpesh kemi dëgjuar për aplikimet e asaj që quhet “magji”, kryesisht nga të vjetrit, e po ashtu edhe për efektet që ka patur tek personat të cilëve iu është “bërë”. Ka nga ata individë skeptikë, të cilët nuk besojnë në të tilla gjëra, por ka edhe nga ata që i kanë parë me sytë e tyre ngjarje të tilla e më pas ua kanë rrëfyer edhe të tjerëve. Një rast i frikshëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një grup vajzash kanë shkuar në varrezat e Durrësit për t’u çuar lule të afërmve të tyre që nuk jetojnë më dhe janë përballur me një skenë super të frikshme. Ato kanë gjetur foton e një gruaje të masakruar në gjilpëra e penj dhe të shënjuar me kryqe të zeza.
Ndër të tjera, të shokuara nga skena që kanë parë ato shkruajnë për JOQ: