Një video e jashëzakonisht e çuditshme është bërë virale në rrjetet sociale. Në të shfaqet një striptiste nga Meksika, duke kërcyer mbi arkivolin e një të vdekuri. Në funeralin e pazakontë shfaqen "të dyja anët e medaljes", ka persona që vajtojnë për të vdekurin, por edhe të tjerë që ngrenë duart lart e këndojnë në kor. Nuk dihet nëse kjo gjë është pjesë e një rituali në Meksikë, por videoja ka marrë mjaft reagime negative dhe numëron plot 10 milionë shikime në rrjetin social Twitter.