Një mësuese në Gramsh është infektuar me koronavirus. Mësohet se testi i saj ka rezultuar pozitiv. Ende nuk dihet nëse ajo ka marrë pjesë në mësim këto tre ditët e para të shkollës. Kujtojmë se ditët e fundit shumë mësues janë infektuar me koronavirus.