Ky është shqiptari i cili u kthye nga mërgimi, pas 30 vitesh, për t’i shkolluar fëmijët në vendlindje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.09.2020, 16:41

Të rrallë janë ata mërgimtarë që vendosin të kthehen në vendlindje me familje, përgjithmonë. Ibrahim Islami është njëri ndër ata, i cili pas 30 viteve vendos që të kthehet në Kosovë. Islami është me prejardhje nga Dumnica e Podujevës. Ai është i vetëdijshëm për vështirësinë e vendimit, por gjithashtu stoik se fëmijët e tij duhet të jetojnë e edukohen në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, pas qëndrimit në mërgim rreth 29 vite bashkë me familjen time nga viti 1991, kam vendosur që fëmijët e mi t’i kthej në atdheun tim pas afër 30 vjet pune. Fëmijët e mi janë lindur, rritur dhe po shkollohen në Gjermani. Tash e tutje nga ky vit do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë. Këtë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur.

Tē gjithë bashkatdhetarët të cilët i kanë mundësitë financiare, të mendojnë për kthimin e fëmijëve të tyre tek familja, lagjia, qyteti, dhe shoqëria nga vijmë. Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perëndimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet. Kosova është vendi ku jemi lindur, vendi ku jemi rritur dhe vendi ku duhet kontribuar deri në vdekje. I juaji Bushi!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit