JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Libani s’gjen qetësi! Qendra tregtare në Bejrut përfshihet nga flakët
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/09/2020 16:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zjarr shpërtheu ditën e sotme në një qendër tregtare në Bejrut, duke shtuar problemet e vendit të goditur nga kriza krizë ekonomike, një shpërthim kolosal në portin e tij dhe nga pandemia e koronavirusit. Ndërtesa shtrihet afër portit të qytetit, ku një shpërthim muajin e kaluar vrau gati 200 njerëz, plagosi mijëra të tjerë dhe la banorët e qytetit të traumatizuar. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin në ndërtesë që ishte vepër e arkitektes britanike të lindur në Irak Zaha Hadid. Ndërtesa është në ndërtim e sipër dhe ndodhet në rrugën kryesore që kalon pranë portit.

Ky ishte zjarri i tretë në zonë brenda një jave, pas dy zjarreve të fundit në portin e Bejrutit, duke përfshirë një zjarr të madh të enjten që shkaktoi panik tek banorët. Një zjarr tjetër në fillim të javës së kaluar u shua shpejt. Shkaqet e plota të zjarrit janë të paqarta, ndërsa fatmirësisht, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Burimi: naharnet.com|PërktheudhePërshtati: JOQ Albania