Luis Suarez nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe kjo duket haptazi. Trajneri Ronald Kuman i konfirmoi 33-vjeçarit se nuk e ka pjesë të projektit, duke mos e grumbulluar për miqësoren që Barcelona luajti ndaj Xhimnastik të shtunën.
Megjithatë, pavarësisht këtij injorimi, Luis Suarez duket se ka kërkuar në klub, me forcë, që të mbetet në Katalonjë, por mbi të gjitha të rikthehet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe formacionit titullar, ndonëse diçka e tillë duket e vështirë që të ndodhë.
Nga ana tjetër, Juventusi vëzhgon me qetësi dhe fërkon duart, duke qenë se injorimi i Kumanit është një shtysë e madhe që “Pistolero” të vendosë të pranojë kampionët e Italisë.