JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rilindja “gostit me 400 milion lekë tender” anëtarët e saj
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19/08/2020 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Siç shpesh herë e kemi trajtuar në raste të tjera më parë, Rilindja ka një dëshirë mjaft të madhe që të shpërndajë paratë publike ndërmjet anëtarëve të saj. Kanë qenë të shumta rastet kur eksponentë të lidhur me Rilindjen kanë përfituar tendera nga institucionet shtetërore që në fakt drejtohen po nga Rilindja. Me sa duket ky avaz vazhdon përsëri pa u ndalur.

Është ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka postuar një denoncim të një qytetari në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Sipas denoncuesit dhe sipas Berishës i cili e ka postuar, rezulton se Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi, “ka gostitur” me një tender duke e shpallur në këtë mënyrë fitues, ish kandidatin e Partisë Socialiste, Erjon Kërri. Sipas Berishës bëhet fjalë për kompaninë ARKONSTUDIO e cila sipas dokumentave zyrtare rezulton se ka si pronar me 50% të aksioneve një person me emrin Erjon Këri.

Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-56182-04-15-2020 dhe ka patur për objekt “Projekt për vendosje matësash në pallatet me kolonë të brendshme, Loti II, Qyteti i Durrësit”. Autoriteti kontraktues është pikërisht SH.A. Ujësjellës Kanalizime Durrës që drejtohet nga Spartak Kovaçi. Nga foto e publikuar në faqen e Berishës shikohet se fondi limit i këtij tenderi ka qenë 36,523,313 lekë të reja, ndërsa fituesi ka ofruar 32,205,832 lekë të reja, pra gati 88.17% të fondit limit.

Në vijim denoncimi i publikuar nga Berisha:

Gostisin me tender 400 milione lekesh njeri tjetrin. Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb Zoti Berisha po ju shkruaj nga nje adrese falso pasi dua te ruaj anonimatit. Doja te beja nje denoncim. Drejtori i UKD Spartak Kovaçi ka gostitur se fundi me nje tender me fitues te paracaktuar me rreth 400 milione leke ish kandidatin per deputet te PS Erjon Kërri. Po ju dergoj dhe foton e tenderit te shpallur nga app flm. Ju uroj gjithe te mirat.