Gazetari i njohur: I paaftë! T’ia japë radhën kilometrike të Kakavijës me konçesion privatit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.08.2020, 14:23

Lidhur me situatën e krijuar në doganën e Kakavijës ku mijëra njerëz janë duke pritur në radhë kilometrike për të kaluar kufirin drejt shtetit fqinj ka reaguar analisti, Andi Bejtja.

Ai ka bërë një shkrim të shkurtër në Facebook ku thotë se vendi është katandisur me një qeveri që nuk bën as “sikur” po merr masat për të ndihmuar qytetarët e vet, të bllokuar prej ditësh në kufirin shqiptaro – grek.

Dhe realisht asnjë masë nuk është marrë veçse qytetarëve iu është shpërndarë ujë dhe si thotë Bejtja me gaz ndërsa ndonjë më me fat përfitoi edhe ujë pa gaz.

Ndërsa nuk u bë asnjë mbledhje qeverie apo një reagim konkret nga opozita përveç sharjeve në Facebook për të nxitur reagimin e kësaj qeverie.

Statusi në Facebook:

Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare: një 10-vjeçar i vdekur dhe të moshuar e të mitur që kanë kaluar natën të shtrirë si lopë. Deri tani dorën e shtetit e kanë parë vetëm në etiketat e ujit me gaz, apo në rastin më fatlum pa gaz, që iu shpërndanë mbrëmë: Nuk ngrihet asnjë shtab emergjence për këtë katastrofë të vërtetë humanitare; nuk mblidhet asnjë këshill bashkiak; nuk duket as Kryqi i Kuq, as kryqi i bardhë....Zero dhe Shoqëria civile: të paktën të ngrënë çadra ku të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqimore...Opozita mjaftohet vetëm duke sharë kryeministrin në Fb, në vend që t'i tundë dhëmbët dhe t'i bëjë ultimatume e t'i vërë afate për menaxhimin e situatës, si qeverisë edhe pushtetit lokal...Shkurt dhe shqip, edhe njëherë ashtu si për Kovidin: nuk ka asnjë shans që një vend me parametrat, indekset nga më të këqinjtë në Europë dhe Rajon, për ekonominë, shëndetësinë, korrupsionin, organizimin shtetëror, respektimin e protokolleve, transparencën...etj, etj, të ketë sukses në luftën kundra kovidit apo çdo situate tjetër të ngjashme...dhe në kriza të tilla humanitare... Por çfarë është me e keqja, sot po shohim se ky shtet është i paaftë të bëj edhe "sikur "... Sikur mbledh një shtab, bën një mbledhje këshilli bashkiak, mobilizon ushtrinë, ngre dhjetë çadra, çon ca mjekë e ca ushqime, i bën thirrje organizatave humanitare për ndihmë, etj, etj ....Po jo, asgjë nga këto! E pra nëse nuk bën asgjë nga këto, të bëjë atë që di më mirë: t'i japë për menaxhim me koncesion radhën kilometrike të Kakavijës, një privati...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit