Është mësuar se familjarët e 10-vjeçarit që përplasi ambulanca dhe ndërroi jetë tragjikisht, kanë përfunduar në spital. Pas ngjarjes së rëndë, ata janë dërguar për të marrë ndihmë shëndetësore pasi ndodhen në shok. Të ëmës të së miturit i ra të fikët pasi pa të birin të gjakosur në rrugë të përplasur nga mjeti i shtetit. Trupi i pajetë i 10-vjeçarit është dërguar në morgun e Gjirokastrës. Admir Golemi, shoferi i ambulancës, i cili po udhëtonte me shpejtësi dhe përplasi të miturin, është arrestuar nga policia.