Nuk kishin zbatuar masat anti-COVID/ Sherr brutal mes policëve dhe qyterarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.08.2020, 01:03

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e të premtes në qytetin e Ferizajt, saktësisht në rrugën Ahmet Kaqiku.

Dy zyrtarët policorë të rajonin të Ferizajt, janë rrahur brutalisht me dy qytetarë ndërsa ishin të angazhuar në planin operativ në kuadër të masave anti COVID-19.

Pamjet tregojnë një reagim të ashpër nga ana e policisë, përballë dy qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar vendimet e institucioneve në luftën ndaj pandemisë.

Lidhur me këtë rast të paprecedent, ka reaguar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Rreth orës 21:10 në rrugën Ahmet Kaqiku njësitet policore gjatë kryerjes së detyrave lidhur me planin operativ të Covid-19, kanë ndaluar dy qytetarë të cilët nuk i kanë zbatuar vendimet dhe masat parandaluese kundër pandemisë. Ata kanë refuzuar që të identifikohen me letërnjoftim dhe njëherit në mënyrë agresive i kanë sulmuar të dy policët. Policia e ka vu situatën nën kontroll duke e zmbrapsur sulmin. Personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor e ku më pas janë intervistuar. Policët kanë marrë trajtim mjekësor. Lidhur me këtë çështje do të merret prokurori i rastit.

Dy qytetarët janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor. Ndërkohë që policët kanë marrë trajtim mjekësor.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit