Një adoleshente ka mbetur e vdekur pasi pësoi një goditje elektrike në banjë.
Policia mendon se karikimi i telefonit mund të ketë shkaktuar tronditjen.
Viktima, e identifikuar si Anna K, ishte futur për të bërë dush, por gjysmë ore më vonë, një fqinj raportoi një rrjedhje uji përmes tavanit të tij.
Dera e banjos ishte e mbyllur dhe njerku i saj e theu atë, por 15-vjeçarja u gjet e vdekur, raportoi Moskovsky Komsomolets.
Telefoni i saj u gjet në karikim në vaksën e mbushur plot me ujë.
Mjekët konfirmuan se 15-vjeçarja kishte vdekur nga një goditje elektrike.
Mamaja dhe gjyshja e saj ishin gjithashtu në shtëpinë e tyre në Moskë kur ndodhi tragjedia.
Vdekja e adoleshentes vjen pas paralajmërimeve në Rusi mbi rreziqet e elektrokucionit nga përdorimi i telefonave në banjo.
Burimi: The Sun | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania