Turqia dhe Greqia janë në debate të forta prej disa ditësh ku një anije që kërkonte hidrokarbure sëbashku me disa anije luftarake u futën në ujërat greke.
Më pas pati një përplase midis një anije civile turke me marinën greke ku këta të fundit plagosën tre persona pasi anija turke kishte hyrë në ujërat greke.
Në krah të Greqisë ka dalë publikisht Franca dhe Izraeli.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka kërcënuar se kushdo që prek anijen turke Oruç Reis do ta pësojë keq.
"Mos sulmoni Oruç Reis-in tonë, nëse sulmoni, do paguani një çmim të rëndë për të”, është shprehur presidenti turk.
Burimi: Hurriyet, Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA