Edhe në situatat më të vështira jeta nuk ndalet… një shprehje me vend në këtë rast është kjo:
Çdo e mirë e ka një të keqe dhe çdo e keqe e ka një mirë.
Një nënë e re e infektuar me koronavirus ka lindur një foshnje të shëndetshme. Ngjarja e bukur është shënuar në martenitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se nëna dhe fëmija kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëna e fëmija kanë lënë tashmë spitalin dhe janë shëndoshë e mirë, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Mësohet se foshnja, ditën që ka lënë spitalin, ka qenë negativ në testin ndaj koronavirusit.