Xhaçka për “fasadë” në Kakavijë/ Të bësh gjithë atë rrugë me helikopter vetëm për t’u kapur me gazetarët

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.08.2020, 19:53

Shqiptarët po torturohen prej tre ditësh në doganën e Kakavijës, ku radha ka shkuar deri në 25 kilometra.

Pikërisht në ditën e tretë që ata presin për të shkuar në Greqi, më në fund u kujtua dikush që duhet të interesohet për popullin.

Por, ky interesim duket më shumë një interesim për fasadë. Ministria Xhaçka ka marrë helikopterin dhe ka shkuar në Kakavijë dhe e kishte mendjen më shumë që të kapej me gazetarët sesa të jepte përgjigje të dobishme.

Në vend që të pranojë që në Kakavijë ka më pak mjek se në Kapshticë dhe kjo gjë të zgjidhet më shpejt ajo devijon pyetjen.

Gjithsesi si pjesë e rilindjes që është e kuptojmë sjelljen e saj ndaj medias pasi ka ku të marrë leksione.

Gazetarja: Nesër është Shën Mëria (festë), është pushim nga pala greke, çfarë do të ndodhë me qytetarët?

Ministrja Olta Xhaçka: Po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punën që bëj unë.

Gazetarja: Në Kapshticë ka më pak radhë, dini gjë për këtë? Ndoshta ndodh sepse ka më shumë mjekë?

Olta Xhaçka:Ku e di ti që ka më shumë mjekë?

Gazetarja: Sigurisht që unë e di se çfarë ndodh, kam informacion. Dhe nesër është pushim, çfarë do të ndodhë me qytetarët?

Olta Xhaçka: Edhe njëherë, po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punën që bëj unë. Kjo nuk është diçka e vendosur vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit