Çudira shqiptare/ Babi i ndërron jetë nga Covid-19, trupi nuk gjendet askund në morg

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.08.2020, 18:29

Një vajzë nga Kosova ka treguar eksperiencën e tmerrshme që kanë përjetuar familjarët e saj pas vdekjes së babait nga Covid-19.

Përveç dhimbjes së humbjes së njeriut të shtrenjtë dhe mos lejimin e bërjes së ritualeve sipas fesë islame, pak para varrimit ka humbur edhe trupi i të vdekurit.

Bardha Leka shkruan se teksa po prisnin që më datë 13 gusht që ekipi special të dërgonte trupin e pajetë të babait të saj për ta varrosur, askush nuk bëhej i gjallë.

Vëllai dhe xhaxhai i saj janë detyruar që të shkojnë në morg dhe të fillojnë kërkimet për trupin e të pajetit i cili u gjend pas disa orësh.

Kjo është thjesht e turpshme.

Bardha Leka

Per gjitha perjetimet qe i kalova , deri sa te percolla te varri Babe , mbas veti e kisha nje laps dhe nje leter. Le ta kuptojn te gjithe , cka eshte me jetu e me vdek ne Kosove . Po e filloj me tregu tmerrin e dites kur me vdiq Baba. 12 gusht ora 16:30 e Merkur . Sipas protokollit shtetror , nuk guxum me livrit Trupin e babes prej vendit ku ka ndrru jete . Nuk guxum me ja la trupin as me vesh me rroba te reja . Sna lane me ja hek as rrobat qe i boni uje te lagta nga vujtjet qe i shkaktojke smundja. Mbet baba i shtrire ne dhome i mbulum veq me nje qershaf te holle , duke e prit me ardhe me marre nje e ekip speciale . Ekipa u vanua bukur shume 2 ore e teper . As nuk u pershendetem me babe ,as sna lane me ja bo adetet fetare qysh e ka meritu. U nis baba me dy persona te panjohur per ne morgun e qytetit . Ne naten e tij ma te veshtire nuk qendroj askush me te .. Tmerri vazhdon diten e Neserme 13 gusht – Familjaret na dhane lajmin qe varrimi i babes bohet ne ora 17:00 pa prezencen e askujt , as te familjareve. Ne insistuam dhe nuk pranuam qe Baba me u varros ne ate menyre . Mbas 100 thirrjeve e intervenimeve me te njofshem . Na lejuan qe familja dhe rrethi ngusht te marre pjes ne varrim . Gjithsesi u treguam tolerant e vendosem qe ti respektojm vendimet e ‘ protokollit shtetror’. U be ora 16;00. Ne familjaret u beme gati me percjell baben per ne banesen e fundit . Ne ora 17:00 ishin te gjithe tek varrezat duke e prit me lot ne sy ti japim. Lamtumire e fundit ..!!! Dielli i asaj dite pervelojke , e ne në ate vape mbetem duke prit me ardhe ajo ekipa ‘ speciale ‘ me pru Trupin e Babes !!! Vajti ora 17:30 dhe askush nuk bohet i gjalle . Fillum me telefonu ne numrat qe i kishim me pyt qka po ndodhe pse u vanun aq shume . Si duket telefonatat nuk kryenin pune , eshte dasht vllau dhe migjen me shku ne Morgun e qytetit dhe me pa cka po ndodhe. Kur shkuan aty Morgu mbylle . !!!!!!!!! Fillojn me thirre prap me i sjell numrat e me kuptu cka po ndodhe . Dhe mbas 1 ore vje personi pergjegjes thot qe nuk ka trup ne Morg !!!!! SubhanAllah , qesi Shteti kemi ne qe edhe te vdekurit ne Morg ju humbin. Ata pa te voglen meshire , luan me ndjenjat e tona . Luanin me shpirtin e babes tem qe ate nate mbete i strukur ne nje ngrirje te thelle edhe atë i vetmuar pa asnje njeri afer . Gjithsesi mbetem ne familja ne varreza duke na djeg i nxeti e bashk me te nxetin dhimbja malli e merzia . Kurse vllau e xhaxhi duke luftu me forca te veta per me e gjet trupin e babes. Pritem deri sa ekipa qe e murr Baben me gjet vendin ku e kan lane . Ne ora 18:45 u gjet baba po ne te njejtin vend ku personi pergjegjs ishte i sigurt qe nuk ka trup mrenda. E prunen Baben ne arkivolin e ftoft , nuk e pame a e kan pastru , a ja kan largu ato rroba , a e kan zbukuru per me dal para Allahut ashtu si ishte pedant , i bukur dhe zotni. E varrosem baben e bashk me te edhe nje cope te zemres tem e mbuloj dheu . Ma ban Hallall Babush . Se ke meritu aspak me shku n’kete mnyre . Po kjo Kosove te ka borgj shume cka . E mua kur t’me vij dita me ardhe te ti BAB , e kur te dal para Allahut , do ti kerkoj llogari te gjithe atyre luajten me trupin tond , e qe neve dhimbjen e plagen , na kan ba edhe ma te thelle. Allahu te shperbleft me graden ma te larte te Xhennetit inshallah.

Bodies are moved to a refrigeration truck serving as a temporary morgue at Wyckoff Hospital in the Borough of Brooklyn on April 6, 2020 in New York. – New York Governor Andrew Cuomo on Monday extended a shutdown in the epicenter of America's deadly coronavirus pandemic until near the end of the month. Cuomo said the COVID-19 death rate in New York was "effectively flat" for the past two days but announced that schools and non-essential businesses must stay shut until April 29. (Photo by Bryan R. Smith / AFP)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit