Njerëzit të cilët janë në një lidhje por nuk jetojnë së bashku, janë këshilluar të ndërmarrin disa hapa parandalues ndaj Covid-19. Sipas ekspertëve partnerët e rastësishëm seksualë janë një rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit, pasi asgjë nuk mund të jetë plotësisht e sigurt.
Drejtori Mjekësor në Terrence Higgins Trust, Dr. Michael Brady u shpreh:
Rekomandohet gjithashtu të vihet një maskë gjatë aktit, për t’u siguruar që të mos infektohemi përmes ajrit, veçanërisht gjatë një momenti pasionant!
Gjithashtu masturbimi, përdorimi i lodrave seksuale dhe seksi virtual janë disa nga opsionet më të sigurta, pasi ato mund të bëhen pa qenë në afërsi të askujt tjetër. Larja e duarve për më shumë se 20 sekonda, para dhe pas seksit gjithashtu do të zvogëlojë rrezikun nga infektimi.
Burimi:ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania